E fejuara humbi jetën nën rrënojat e tërmetit, Greg Rama dedikim prekës

schedule11:23 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:23 - 6 Dhjetor, 2019

Goditjes së tërmetit të fortë të 26 nëntorit nuk i shpëtoi as djali i Kryeministrit Rama, Gregu dhe këtë e bëri të ditur vetë ai.

Përmes një postimi në Instastory, Greg Rama, shkruajti se kishte humbur një person të afërm dhe familjen e saj nga tërmeti në Durrës. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja me prindërit dhe vëllanë.

Media italiane dhe ajo amerikane shkruan më pas duke e cilësuar vajzën e re si të fejuarën e djalit të kryeministrit, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Vetë Rama kur u pyet dy netë më parë nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, e pranoi për herë të parë se Kristi ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama. Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.

Ndërsa Gregu, përsëri ka bërë një tjetër postim pak orë më parë në Instagram, ku ka veçuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.

“Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahiret e tij gjithashtu”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!