Atletico nuk pret, i prish planet e merkatos Interit

schedule10:28 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 10:28 - 6 Dhjetor, 2019

Atletico Madrid nuk ka ndërmend të presë dhe sipas medieve spanjolle, oferta e parë për Olivier Giroud ka mbërritur në tavolinën e Chelsea. Sulmuesi francez është objektivi kryesor i Interit, po zikaltërit po presin në një ulje të shifrave të kërkuara nga lojtari, i cili synon 6.5 milionë euro në sezon.

Atletico ka financa shumë më të shëndosha se Interi dhe tashmë, konsiderohet si skuadra favorite për të arritur te firma e kampionit të botës. Giroud nuk po luan thuajse fare te skuadra e Chelsea, pasi Lampard preferon emra si Abraham dhe Batshuyai.

Kjo gjë ka shtyrë sulmuesin francez të kërkojë largimin dhe te Chelsea, janë gati ta lënë të lirë për 5 milionë euro. Problem mbetet vetëm paga e lojtarit, pro Atletico duket gati të nënshkruajë me shtatlartin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!