Tiranë -Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve.
Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

