Një shtetas rreth 31 vjec është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës i goditur me mjet prerës. Nga raportimet e para, 31 vjeçari është identifikuar si Sodiq Atanda me shtetësi te huaj.
Mësohet se i riu është lojtar i ekipit Flamurtari. Sipas informacioneve të para mësohet se e kanë sulmuar në rrugë për ta grabitur. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.
Nderkohe është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
/ abcnews.al

