Prokuroria e rrethit të Kurbinit ka njoftuar se, ka marrë kampione të ndërtimit, në 7 pallate, pasi sipas ekspertëve, këto ndërtesa, të gjitha 5 katëshe, kanë marrë dëmtime të shumta si pasojë e tërmetit, për të cilat ekspertët teknikë, kanë vlerësuar se duhet të shemben.
Njoftimi i Prokurorisë:
“Janë referuar materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, sepse nga veprimet e kryera nga ekspertёt teknikё të ngritur nga Bashkia, Kurbin dhe grupi i punës i ngritur nga D.P.P. Shtetit, rezultoi se në lagjen nr 3 Laç, Kurbin, 7 pallate, 5 katёshe, si shkak i tërmetit tё datës 26.11.2019, do të shemben, pasi kishte dëmtime të shumta: plasaritje, shembje tavani dhe suvaje. U morёn pjesё tё lёndёs sё ndёrtimit tё pallateve si :tullё, llaç lidhёs ndёrmjet tullave, beton tё kollonave dhe kampione suvatime”./abcnews.al