Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Regjisori i dramave të forta në ‘Pas Mesnatë’/ Shatrolli: ”Engjëjt”, drama e nënave të Kosovës. Luftën e kam jetuar në lëkurë

schedule11:58 - 6 Mars, 2025

schedule 11:58 - 6 Mars, 2025

Monodrama “Engjëjt”, bën bashkë në Tiranë, regjisorin Odise Plaku, dramaturgun Naser Shatrolli si edhe aktoren shqiptare që jeton në Greqi, Vefi Redhi. Shfaqja i jep zë nënave të Kosovës që kërkojnë drejtësi. Naser Shatrolli dramaturgu dhe regjisori nga Kosova, vjen në këtë puntatë të emisionit ‘Pas Mesnatë’ për të rrëfyer mbi karrierën e tij profesionale, por jo vetëm. Ai thotë se “Qielli “  përmbledh dramat e tij si kozmos eksplorues.

“Secili ka ambiciet e tij, të prek qiellin e tij në krijimtarinë e tij, në dhuntinë që ai pretendon, e emërtova ‘Qiell’ fakti që janë 6 pjesë të inskenuara të gjitha dhe m’u duk që vërtetë e ka një kuptim pak më filozofik, dhe m’u duk e përfshinte të gjithë ato pjesë teatrore emërtime, ndaj e emërtova Qiell” rrëfen Shatrolli.

“Ëngjëjt” është një dramë që Shatrolli e ka vuajtur nën lëkurë, flet për nënat e Kosovës, ndërsa rrëfen me emocion përjetimet e tij asokohe.

“Sigurisht unë kam qenë aty në luftë, e kam përjetuar drejtpërsëdrejti, nuk kam qenë pjesë e ushtrisë, por iu kam cuar bukë ushtrisë. Në rrethanat që kam qenë unë kam lëvizur sepse nuk dyshohesha shumë. E dinin se jam artist, por çdo fundjavë unë shkoja lart dhe iu çoja rroba. Në atë kohë kam qenë rreth 20 vjeç. Na nxorën nga shtëpia, jetoj në Podujevë, morëm rrugën e vështirë, male, vuajtje, janë përjetime që i kam atakuar drejtpërdrejtë.

Kam parë njerëz të vriten para syve, kam atakuar kur na kanë detyruar të japim lekët dhunshëm, nëse duam jetën. Dhe drama ‘Engjëjt’ në një segment të caktuar e ka edhe pjesën e lekëve, kur personazhi Hëna fajëson vetveten dhe thotë si nuk i korruptova unë, kriminelët, dhe i bën gjyqin vetes në shtëpinë e saj. Përmes Hënës marrin zë të gjitha nënat e Kosovës, që kanë përjetuar atë dramë. Hëna është Kosova, personazh real, kemi nëna që i kanë patur këto pasoja të drejtpërdrejta”, rrëfen Shatrolli. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!