Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet e 11 majit/ Hyka: Partitë mund të kenë përfaqësues nga diaspora

schedule20:34 - 4 Mars, 2025

schedule 20:34 - 4 Mars, 2025

Anila Hyka, anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë se partitë politike mund të kenë përfaqësues nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hyka u shpreh se shumë parti duan të kenë figura të reja nga diaspora.

“Edhe kjo forma ka qenë në debatet e hershme ku po bënim diskutimet e akteve nën ligjore, por na u tha që nuk ishte e mundur sepse duhet ndryshuar kodi zgjedhor. Sigurisht, personalisht mendoj, po të kishim një zonë elektorale, pyesin shumë veta në diasporë, për kë do votojmë, nuk do votojmë ne për një përfaqësues të diasporës? Pa pasur asnjë lloj informacioni të vërtetë, partitë politike do dinë, ose do nxjerrin disa përfaqësues të diasporës, që edhe diaspora të votojë. Na kanë thënë që do ketë përfaqësues nga diaspora, edhe mesazhet që japin kur vijnë në diasporë, forcat politike kur vijnë në takime. Ka oferta nga të gjitha krahët, duan edhe ata të kenë disa figura”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!