Nuk ka shtyrje afati për regjistrimin e emigrantëve. Në mesnate përfundon procesi i aplikimit për shtetasit të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë dhe ne 11 maj do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur parlamentin e ri.
Komisioni Rregullator rrëzoi kërkesën e partisë demokratike për shtyrje të afatit deri me 9 mars.
Nga ana tjetër nuk do të lejohet që KQZ tu japë një shans tjetër as mbi 42 mijë votuesve të cilët janë në sistem por figurojnë të refuzuar.
Ndërkohë referuar të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë mbi 288 mije zgjedhës unik që kanë bërë kërkesë për regjistrim nga të cilët mbi 230 mije janë miratuar.
Numri më i lartë i kërkesave ka qenë dy ditët e fundit ku të dielën dhe të hënën ka patur mbi 16 mijë aplikime.
Sa i përket shteteve, kryeson Italia me mbi 85 zgjedhës të miratuar, e ndjekur nga Greqia me mbi 61 mijë dhe Gjermania me mbi 24 mijë. Ndërsa sa i përket qarqeve, Tirana mban numrin më të lartë të zgjedhësve të miratuar me mbi 48 mijë, e ndjekur nga Fieri me mbi 30 mijë dhe Durrësi mbi 23 mijë. Qarqet që kanë numrin më të ulët regjistruarve janë Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra.

