Dy gëzime në një ditë për mjeshtrin e vargut shqip, Xhevahir Spahiun. 80 vjetori i lindjes dhe 50 vite krijmtari kremtohen në Akademinë e Shkencave, mes studiuesve, poetëve, akademikëve dhe familjarëve.
Studiuesi Bashkim Kuçuku, e cilëson poet i së bukurës dhe rebel i drejtësisë, i cili gjeti metaforën brenda censurës së realizmit socialist.
Poet i lindur thekson studiuesi Ali Aliu, që si krahasim i merr poetin e famshëm spanjoll Lorca shqiptar
Xhevahir Spahiu, është autor i shumë veprave që kanë lënë gjurmë, në letrat shqipe. Poeti ia doli të bënte epokë me estetikën dhe artin, ka dhuruar për poezinë shqiptare disa vepra që ende dhe sot ‘godasin’.
Spahiu njihet si poet që përdor me mjeshtëri kontrastin si dhe cilësohet si “poet i ngjyrave të forta”./abcnews.al

