Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

22-vjeçarja greke godet me thikë të riun shqiptar

schedule22:25 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 22:25 - 4 Dhjetor, 2019

Pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë raportohet se një 22-vjeçare ka goditur disa herë me thikë një burrë.

Mësohet se 22 vjeçarja greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare. Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime se edhe shqiptari është konsumator. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Mësohet se burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia njofton se po punohet për të verifikuar rrethanat që çuan në plagosjen e të riut./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!