Tërmeti që goditi Shqipërinë shkaktoi një numër të lartë viktimash dhe dëme të mëdha në banesa. Në një kohë kur qytetarët janë ende të frikësuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit tashmë ka filluar inspektimi i banesave për të verifikuar nëse janë apo jo të banueshme.
Të ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, Agron Hysenbelliu drejtor i institutit të ndërtimit, Fitim Ballo inxhinier, Ardian Muka arkitekt urbanist, Arben Meçe inxhinier, Alfred Duka jurist kanë folur për tërmetin që tronditi vendin dhe arsyet të cilat sollën shkatërrimin e banesave.
https://www.youtube.com/watch?v=SAH3z_8dsgM
“Objeket që kanë pasur dëmtime janë kryesisht ato të ndërtuara para viteve 80, janë ndërtesat në të cilat kan pasur ndërhyrje në katet e para. Kemi objkete të ndërtuara në vitet 95 të cilat u ndërtuan jashtë standardit. Nëse flasim për godijet duhet të ndajmë shkatërrimin Pasi kanë zaptuar tokën kanë ndërtuar objekte të bukura por jo cilësore. Këto objekte përfaqësojnë ndërtimin e paligjshëm, që do të thotë se janë bërë pa asnjë projekt”.
Inxhinieri Fitim Ballo shprehet se shkaktarë janë të gjithë, inxhinierët, firmat private, qeveria, ata që kanë dhënë leje, janë shumë faktorë. “Faji është zinxhir është i të gjithëve, goditjen më të madhe nuk na e ka dhënë natyra, por na e kanë dhënë ndërtimet pa kriter dhe jashtë standardeve të lejuara nga institucionet dhe të ndërtuara nga njerëzit”, shprehet Ballo.
Ndërkohë Hysenbelliu shprehet se është herët që inxhinierët të flasin për shkaqet sepse vazhdon ende inspektimi.
“Nuk mund të flasim vetëm për fragmentizime, analizimi i materialeve ka filluar. Po bëhët një punë shkencore, nuk duhet të nxitohemi për të shmagur rrezikun e gabimit sepse ndërtimet kanë pasur probleme të medha”, tha ai.
Ai shprehet se intensiteti i tërmetit nuk ka masë është vetëm perceptim, në godinat që kemi inspektuar është konstatuar se objektet që janë cilësuar për tu prishur themelet e tyre kanë qënë pa trarë lidhës.
Urbanisti Ardian Muka thotë se Durrësi është një nga qytetet më të dëmtuara.
“Zhvillimet në zonën e kënetës në Durrës u kthyen në një kaos. Zona e kënetës dhe zona e plazhit të Durrës janë më të rrezikuara nga lekundjet sizmike, por pikërisht në këto zona nuk është respektuar ligji i ndërtimit”, u shpreh Muka.
Ndër të tjera inxhinieri Arben Meçe thotë se qytetaët duhet ti drejtohen institucioneve, duhet të marrin një përgjigje shkencore nëse banesat janë apo jo të banueshme./abcnews.al