Tërmeti që ndodhi në Shqipëri është përshkruar nga autoritetet si më i forti që goditi në dekada vendin. I ftuar në “ABC News” Fatos Hakorja është shprehur se gazetarët janë treguar korrektë dhe profesionistë në rapotimin e tyre.
“Mes gazetarëve ka patur një raportim të saktë deri diku, gazetarët brenda pallateve të shkatërruara mbase nuk e kanë kuptuar rrezikun në të cilin ishin”, shprehet ai.
Sa i përket profesinalizmit të gazetarëve gjatë raportimit ai thotë se gazetarët kanë raportuar në mënyrë korrekte për tërmetin, ndërsa thotë se krahasuar me raportimin në kohën kur ndodhën përmbytjet në Shqipëri, gazetarët gjatë asaj kohe janë treguar protagonistë.
“Kritika i ime vinte për shkak të protagonizmit të gazetarëve në rastin e përmbytjeve ndërsa sa i përket këtij rasti kanë raportuar në mënyrë korrekte gjithçka që ka ndodhur me tërmetin. Nuk kam parë asnjë përhapje paniku, i është bërë jehonë apelit të qytetarëve, është vetëm një ngritje shqetësimi për të sensibilizuar autoritetet për të marrë masa. Media e ka pasur të pamundur të perçojë të gjithë panikun që kanë pasur qytetarët”, tha ai.
Gjithashtu ai shprehet se nuk i takon kryeministrit të përcaktojë se kush media e bën punë mirë, “do të habitesha nëse kryeministri nuk do të na kishte kritikuar, është një kryeminister që nuk gjen paqe me median”, tha ai./abcnews.al


