Një shtetase e huaj, rreth 30 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Sipas burimeve nga grupi hetimit, 30-vjeçarja e kishte marrë banesën me qera para 6 ditësh. Ka qenë pronarja e banesës që e ka gjetur trupin e pajetë në shtëpi.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al


