Ursula Von der Leyen zbulon telefonatën me Ramën: Do të japim 15 milionë euro

schedule14:11 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 14:11 - 4 Dhjetor, 2019

Pas diskutimeve midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen, komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic do të vizitojë të enjten Shqipërinë.

Lenarcic ka deklaruar se “Bashkimi Europian ka vendosur që të ofrojë një ndihmë shtesë për nevojat nê terren”. Ai do të takohet me ekspertët e ekipit europiane të mbrojtjes civile, ashtu si dhe me inxhinierë grekë dhe italianë po ashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkaq, gazetarja Erisa Zykaj bën me dije për abcnews.al se presidentja e KE-së der Leyen në konferencë shtypi në KE është shprehur sot se ka patur një telefonatë të enjten me kryeministrin Edi Rama.

Pata një telefonatê me kryeministrin Rama tê enjten. Bashkimi Europian ështê krejtêsisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte“, ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar se do të japin 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë për pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësië dhe kemi vendosur që do organizojmê një konferencê donatorësh për Shqipërinë“, tha gjatë konferencës Ursula Von der Leyen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!