Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dosje farsë”/ Veliaj reagon nga qelia: Goditja qorre e Olsi Dados, “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës

schedule11:15 - 23 Shkurt, 2025

schedule 11:15 - 23 Shkurt, 2025

Arrestimin e tij Erion Veliaj e quan vrasje me pagesë për llogari të Sali Berishës në kohë fushate elektorale.   Nga qelia e paraburgimit në Durrës kryebashkiaku I Tiranës ka  reaguar sërish në rrjetet sociale  ku  prokurorin që e heton Ols Dado dhe  gjyqtarin që e la në burg Erion Bani I lidh me kryetarin e Partisë Demokratike.

“Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.”

Veliaj shkruan se nuk do të heshtë dhe  se do të vijojë të çmontojë dosjen  që e quan  farsë.

“Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë)….

Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat”

Veliaj ndalet edhe tek një prej  akuzave të ngritura në dosjen e tij  ku  thuhet se ka deklaruar të ardhura edhe dietat e shpenzuara jashtë shtetit shoqëruar  me pyetjen e prokurorit se kush   ja ka mbuluar   shpenzimet  kryebashkiakut  në këto udhëtime përdërisa paratë  i ka kursyer dhe  heq paralele me vetë Ols Dadon.

“Vetë ky klloun, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2009, deklaron: “Të ardhura të përfituara nga dietat”! Jo vetëm kaq, por në të njëjtin deklarim, Bruce Dado deklaron si të ardhura të tijat edhe shumat e “transferuara nga Këshilli i Evropës për dieta udhëtimi”. S’ka asgjë të keqe në këto, të kuptohemi!

Tani po i ngre edhe unë disa pyetje se u pa puna:

  1. Pse qenka habitur prokurori që unë kam deklaruar dietat si të ardhura, kur këtë e paska bërë edhe vetë?
  2. Në qoftë se në rastin tim, prokurorit i paska lindur pyetja: “kush ia ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat”, a nuk krijohet dyshimi i arsyeshëm se në rastin e shtetasit Ols Dado, mund të kemi të bëjmë me një individ që ka bërë pisllëqe me deklarimet e tij?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!