Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vidhte banesa dhe biznese, kamerat kapin 57-vjeçarin, arrestohet nga policia

schedule10:45 - 19 Shkurt, 2025

schedule 10:45 - 19 Shkurt, 2025

Zbardhen pesë raste të vjedhjes në Tiranë. Në pranga ka rënë një 57-vjeçar, i cili rezulton i dënuar më herët për vjedhje. 57-vjeçari vidhte para nga kasafortat e bizneseve dhe të banesave. Gjatë operacionit “Safe Box”, janë sekuestruar disa nga sendet e forta të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për të hapur kasafortat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 16.02.2025, ka vjedhur 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl  Frashëri”;

-më datë 02.02.2025, ka vjedhur 300 000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku”;

-më datë 13.12.2024, ka vjedhur 370 800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie;

-më datë 10.11.2024, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave;

-më datë 19.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në zyrat e një kompanie, në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa nga sendet që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!