Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Në 11 maj do jetë fundi i fundit të historisë së një kënete, që i rri si hije ‘mallkimi’ Shqipërisë

schedule08:46 - 18 Shkurt, 2025

schedule 08:46 - 18 Shkurt, 2025

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë komunikimit live në rrjetin social “Facebook”, tha se Shqipëria ka marrë dy letra për hapjen e dy grupkapitujve të tjerë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Na kanë ardhur dy letra, njëra në fund të janarit dhe një në fillim të shkurtit, për të hapur dy kapituj të tjerë për negociatat”, tha ai.

Më tej, kryeministri u shpreh se kundërshtarët politikë do marrin përgjigjen e merituar në zgjedhjet e 11 majit.



Ai akuzoi Berishën, duke shtuar se ai ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si “hije mallkimi” Shqipërisë, prej vitit 1912.

“11 maji do jetë fundi i fundit të historisë së një kënete, me një buf, që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e mallkimit qysh prej 1912 Shqipërisë mbi kokë”, tha Rama në rubrikën “Sy m’Sy”.

Ai u ndal edhe tek bonusi për pensionistët do lëvrohet në pranverë.

“Bonusi do jepet në pranverë, është i depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera, pyet dhe ta thonë”, tha Rama./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!