Katër persona kanë rënë në pranga, gjatë një aksioni t zhvilluar kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Mes të arrestuarve është edhe pronari i subjektit ku vinin baste.
Gjithashtu në hetim është edhe një shtetas, pasi u kap me kanabis në të njëjtin ambient, ku u zhvillua operacioni i koduar “Gamers”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

