Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekretari Rubio mbërrin në Izrael, vizita e tij e parë në Lindjen e Mesme

schedule23:21 - 15 Shkurt, 2025

schedule 23:21 - 15 Shkurt, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka mbërritur në Tel Aviv për vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme.

Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimeve të tij me zyrtarë të lartë për të promovuar interesat e SHBA-së në avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe paqes, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Izrael.

Ai nesër pritet të takohet me Benjamin Netanyahun, shkruan Sky News,.

Ndërsa vizita e tij vjen pas një propozimi nga Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Gaza.

Trump së pari paraqiti sugjerimin që Egjipti dhe Jordania duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza më 25 janar, një propozim që ata e kundërshtuan fuqishëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!