Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Katërputroshët” në shtëpi/ Kafshët shtëpiake, miq të mirë kundër stresit dhe vetmisë

schedule11:46 - 15 Shkurt, 2025

schedule 11:46 - 15 Shkurt, 2025

Është si një fëmijë, gjithë kohës do vëmendje, do të luaj të shëtisë, do përkëdhelje, do dashuri…

Kejsi Lozi prej gjashtë vitesh i kushton kohë të çmuar të saj Borës, katërputroshit të saj të vogël. Për 27 vjeçaren të pasurit një kafshë në shtëpi, kërkon të njëjtin përkushtim pothuajse si një fëmijë.

“24 orë vëmendja është tek Bora. Kafshët si njerëzit kanë nevojë për dashuri dhe kohë, nëse nuk ke kohë për ti kushtuar vëmendje, normalishtë është problem se ndikon psikologjikisht.”



Dashurinë për Borën nuk e fsheh, teksa na flet gjithë pasion se si e ka të organizuar një ditë me të.

“Në mëngjes rreth dy orë duhet të merremi vetëm me Borën. Pastaj e nxjerr i fejuari, në drekë e lëmë vetëm e pasdite del prapë me mua.”

Pasja e një kafshe shtëpiake për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare është kthyer pothuajse në trend. Për specialistët kjo qasje është parë mjaft pozitive pasi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në reduktimin e stresit dhe të ankthit.

“Pjesa më e madhe e njerëzve pohojnë që lidhja me këto kafshë është shumë madhe dhe kjo bën që edhe dita të jetë më positive. Një pjesë i konsiderojnë shok, shoqe e miq shumë të mirë, si pjesëtar të ditës së tyre dhe si të tillë ndajnë çdo gjë me ta. Një pjesë i kanë si shoqërues edhe jashtë shtëpisë, si një mundësi për të dal jashtë. Mos të harrojmë që kafshët shtëpiake janë gjithmonë në dobi të njërit, ndihmojnë të organizojë ditën, të dal jashtë vetvete, të jetë i dobishëm.”

“Mbajtja e kafshëve shtëpiake tek njerëzit ka një ndikim shumë pozitiv, sidomos të reduktimit të ankthit dhe stresit. Në momentin që në kemi një kafshë shtëpiake në shtëpi, marrëdhënia që krijojmë me ata qoftë edhe duke i përkëdhelur, na ndihmojnë të sekretojmë oksitocinën, e cila është një hormon që na jep lumturinë, nëpërmjet kësaj ne përmirësojmë humorin dhe të menduarin, çka ndihmojnë edhe në krijimin e marrëdhënieve me njerëzit.”

Kafshët shtëpiake thonë specialistët që vihen re si më të preferuara nga fëmijët dhe të moshuarit.

“Kam kuptuar se dashuria për kafshët nuk zgjedh moshë, por dashuria për ta është tek fëmijët. Si fëmijët edhe të moshuarit është një bashkëshoqërues dhe zëvendësues mjaftë i mirë i zëvendësimit të të tjerëve,. Do thosha që grupmoshat kanë të njëjtin qasje, ndoshta grupmosha e mesme e lartë, janë më në ekuilibër me jetën, ndërsa të rinjtë për shkak të angazhimeve e kanë më të vështirë.”

“Grupmosha më evidente që preferojnë mbajtjen e kafshëve është mosha e tretë, të cilët e shohin atë si një mundësi të mirë të shoqërimit dhe organizimit të mirë të ditës, gjithashtu edhe fëmijët që e shohin si një shok të ngushtë, ku krijojnë edhe marrëdhëniet e para shoqërore….”

Kejsi ka edhe një mesazh për të rinjtë kryesisht.

“Mendoj që jo vetëm kafshët shtëpiake por, edhe ata të rrugës t’i ndihmojmë me aq sa kemi, janë shumë të dashur. Nuk është nevoja vetëm të blejmë, por edhe të adoptojmë, të shpëtojmë një jetë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!