Pas zgjedhjeve të së dielës, mbetet ende ‘mister’ qeveria e re në Kosovë. Analisti Lavdrim Hamidi u shpreh se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se do të ndërhyjë faktori ndërkombëtar në përshpejtimin e procesit. Sipas tij, asnjë parti opozitare nuk kërkon koalicion me Kurtin dhe se në një vit Kosova do të përballete me ‘tri palë’ zgjedhje.
“Vazhdimi i dialogut do të varet nga formimi i qeverisë së re. Zgjedhjet e së dielës, kemi Vetëvendosjen parti të parë po nuk ka vota për formimin e qeverisë si në shkurt të 2021. Votat i kanë dhe partitë opozitare që janë kundër Vetëvendosjes mirëpo do të kemi një qeveri afatshkurte sepse pas një viti do të kemi dhe zgjedhjet e presidentit dhe as opozita nuk i kanë numrat. Brenda një viti kemi 3 zgjedhje, zgjedhjet lokale, për presidentin dhe zgjedhjet e së dielës. Kjo krizë do të zgjas me muaj nëse nuk kemi faktorin ndërkombëtar. Presioni nga SHBA dhe BE do të kërkojnë formim të menjëhershëm të qeverisë nëse Vetëvendosja nuk i formon do të kërkohet nga opozita krijimi i qevrisë. Nuk kemi kohë për të humbur, ka zhvillime në aspektin global dhe nuk e kemi luksin që të presim disa muaj.
Para 4 vitesh, Vetëvendosja nuk ka kërkuar koalicion, ndërsa tani opozita është kundër koalicionit për shkak të gjuhës që ka përdorur Albin Kurti. Nëse Albin Kurti nuk e formon, do të ketë mundësinë kandidati i dytë që është Bedri Hamaza që do t’i jepet mundësia për qeverinë e re. Nëse opozita është e bashkuar, do të formohet.”
/ abcnews.al