Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria del në tregun ndërkombëtar/ Emëton eurobondin e ri prej 650 milionë euro

schedule14:28 - 12 Shkurt, 2025

schedule 14:28 - 12 Shkurt, 2025

Shqipëria do të marë një Eurobond në vlerën e 650 milion eurove. Qeveria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare, ku synon që të marrë një hua me me afat shlyerje për  10 vite i cili do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Interesi në tregjet ndërkombëtare ka qenë i lartë dhe emetimi i këtij eurobondi rezultoi me një yeld prej 5%.

Kjo tregon se Shqipëria ka një besueshmëri të lartë në tregjet ndërkombëtare financiare. Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare është një test real për ekonominë shqiptare pasi rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.Kjo vjen si pasoje edhe e vlerësimeve pozitive nga institucionet financiare ndërkombëtare por edhe si rezultta i uljes së ndjeshme të nivelit të borxhit publik në nivelin e 55.45%.

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

Emetimi i eurobondit mund te japë të tjera efekte në dobësimin e monedhës europiane kundrejt lekut në këtë moment.

Eurobondi është një instrument financiar i cili përdoret gjerësisht nga shtetet për të plotësuar nevojat me likuiditet apo për investime.

Ky është eurobondi i shtatë që vendi po merr në tregjet e huaja ndërkohë që i fundit që u emetua në vitin 2023 ishte me një vlerë prej 600 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!