FMN jep alarmin: Borxhi publik mund të arrijë në 90%

schedule15:03 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:03 - 9 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Tkurrja ekonomike dhe presionet e shpenzimeve si rezultat i dy goditjeve  të njëpasnjëshme   si tërmeti dhe pandemia, kanë çuar në një rritje të shpejtë të borxhit publik në Shqipëri.

Në bazë të skenarit më të rrezikshëm Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se borxhi i Shqipërisë mund të arrijë në 90%  të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Në raportin e fundit ky institucion thekson se qeveria shqiptare duhet të marrë masa të menjëhershme për të bërë transparente shpenzimet si   dhe huamarrjen  gjatë kohëve të fundit.

FMN thekson se  Rreziqet fiskale janë rritur dhe mungesa e të dhënave nga qeveria mbi ekspozimin ndaj tyre e bën të vështirë të vlerësohen dhe menaxhohen.Ky vit parashikohet që të mbyllet me një nivel borxhi prej 80 % sipas të dhënave të Fondit monetar Ndërkombëtar,nivel ky sipas  skenarit bazë.Por përsëri ky nivel konsiderohet i lartë dhe i rrezikshëm.Ndërkohë që ulja parashikohet që të nisë nga viti i ardhshëm për të vijuar një ulje me ritme shumë të ngadalta në një periudhë afatmesme.

Në raport theksohet se nevojitet një strategji e fortë e menaxhimit të borxhit.Me risk  vlerësohen huamarrjet e jashtme tregtare, e cila është subjekt i rrezikut të rikthimit dhe kursit të këmbimit  në një kohë që qeveria sapo mori një eurobond në vlerën e 650 mln eurove.

Shqetësim në lidhje me nivelin e borxhit publik në ekonominë shqiptare ka ngritur edhe kontrolli i Lartë i Shtetit.Kjo lidhet me faktin që në shifrën e borxhit nuk përfshihet pjesa e detyrimeve të prapambetura. Sipas KLSH akumulimi i këtyre  detyrimeve përbën një problematikë për sistemin buxhetor.

Shqipëria rezulton se është një ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon.

BORXHI PUBLIK NË SHQIPËRI
2021        79.4%
2022       77.8%
2023       77.5%
2024        76.6%

/ Abcnews.al