Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj në burg, në zyrë “hyn” Edi Rama/ Pas arrestit të Veliajt, kryeministri takon stafin e Bashkisë

schedule11:42 - 11 Shkurt, 2025

schedule 11:42 - 11 Shkurt, 2025

Një ditë pas arrestimit të Erjon Veliajt, kryeministri Edi Rama ishte mesditën e kësaj të martë në Bashkinë e Tiranës, në një takim të shkurtër me nënkryetarët e saj.

Në dalje kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga një nga nënkryetarët, Anuela Ristani, ndërkohë që  në takim ishin edhe homologët e saj, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.

Vizita e Ramës vjen në një kohë që bashkia më e madhe e vendit ka mbetur pa  kryetar dhe kur nuk është ende e qartë se cfarë do të ndodhë me drejtimin e saj. Mundësitë që këtë cështje ta zgjidhë vetë Erion Veliaaj, janë dy. Ai mund të japë dorëheqjen, ose të delegojë firmën tek një nga nënkryetarët.



Nëse ai nuk bën asgje nga këto, atëherë mund të hyjë në lojë qeveria qëndrore, pika c e nenti 61 të ligjit për qeverisjen qendrore parashikon mundësinë e tretë, shkarkimin e tij nga kryeministri. Vetë rama të martën në mëngjes shprehu shqetësim për lënine e tiranës pa kryebashkiakun e vet.

POR në një reagim të mëvonshëm, kryeministri ka sqaruar se qeveria qëndrore nuk do e shkarkoi Veliajn

“Jo vetëm që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta”

Por a do ta lërë Rama drejtimin e bashkisë me drejtimin e Anuela Ristanit? Reagimi i tij I fundit tregon se do të jetë qeveria qëndrore e cila do të ketë vendimarjen. Në një tyre mund të ishte caktimi i një kryetari në detyre, si në rastin e himarës, kur ish prefekti Tavo u caktua kryetar në detyre e më pas mori pjesë në zgjedhjet e parakoshmë për kryetar bashkie në himare.

Ogerta Manastirliu është emri që del në sipërfaqe, si personi që në shtator të 2024, u caktua nga rama si drejtuese politike e tiranes. Sigurisht ka edhe një rrugë më të thjeshtë, qe vetë Veliaj të japë dorëheqjen e ti hapë rrugë zgjidhjes së situatës. Kjo do e fuste Tiranën në zgjedhje të reja edhe para datës 11 maj.

Në gjë duket e sigurt, Edi Rama i ka dhënë zgjidhje shqetësimit që ngriti po vetë, të lënies së tiranës pa qeverisje. Duke e rimarrë kryeqytetin në kujdesin e tij personal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!