Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti/ Jorge Martin mendon vetëm për rekuperimin

schedule21:50 - 7 Shkurt, 2025

schedule 21:50 - 7 Shkurt, 2025

Jorge Martin kërkon që të rekuperohet sa më shpejt pas aksidentit të frikshëm në Malajzi.

Kampioni në fuqi i MotoGP u paraqit në Spitalin Universitar “Quiron Dekseus” në Barcelonë, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale. Spanjolli pësoi një aksident në pistën e Sepangut në Malajzi, ku pësoi fraktura në dorë e këmbë.

Martin, i cili do të operohet në dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë, për gazetarët tha se pret të jetë gati shpejt.

“Pata një përplasje të fortë, ndjekva shumë dhimbje! Por çdo gjë shkoi mire gjatë udhëtimit tim këtu! I paduruar të rekuperohem sa më shpejt! Pata një vizitë dhe çdo gjë duket mirë. Pra, vetëm duhet të shërohem!”, ishin fjalët e tij.

Martin pasi fitoi titullin kampion me Pramac Racing, u transferua te Aprilia Racing për sezonin e ardhshëm.

Sipas mjekëve, ai ka nevojë për tre javë për të riegjetur formën për të garuar në pistë.

Grand Prix-i i parë i sezonit do të jetë në pistën ndërkombëtare të Chang-ut në Tajlandë më 28 shkurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!