“Topi i Artë”, si votuan gazetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

schedule08:55 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 08:55 - 3 Dhjetor, 2019

Lionel Messi fitoi për të gjashtën herë “Topin e Artë”, ndërkohë që “France Football” për të përcaktuar fituesin merr në konsideratë edhe votat e gazetarëve. Për Shqipërinë të drejtën për të votuar e ka Besnik Dizdari, i cili ka preferuar të parin portugezin Cristiano Ronaldo.

I dyti në listën e gazetarit shqiptar është Virgil Van Dijk dhe podiumi plotësohet nga fituesi, Lionel Messi. Dy të tjerët në pesëshen e Dizdarit janë lojtarët e Liverpool, portieri brazilian Alisson dhe sulmuesi anësor, Mohamed Salah.

Në Kosovë ka votuar Bajram Shala i RTV 21 dhe për të më i miri sezonin e fundit ka qenë argjentinasi Lionel Messi. Cristiano Ronaldo është i treti në listën e të përzgjedhurve të tij, pasi Salah. Të katërtin ai ka zgjedhur mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva, ndërkohë që e përmbyll listën e të votuarve me brazilianin Firmino. /abcnews.al

Si votuan Besnik Dizdari (revista “Futbolli Shqiptar”) dhe Bajram Shala (RTV 21)