Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grenell “masakron” Albin Kurtin/ I dërguari i Trump: Nuk është i besueshëm, mos u mashtroni! Ndërkombëtarët të bashkuar kundër tij!

schedule15:44 - 3 Shkurt, 2025

schedule 15:44 - 3 Shkurt, 2025

Qeveria e Albin Kurtit nuk ka qenë e besueshme  gjatë mandatit të parë të Donald Trump dhe as gjatë presidencës së Joe Biden. Kështu ka deklaruar Riçard Grenell, I dërguari I Donald Trump për misione të posaçme.

Në një postim më platformën X ai thotë se administrate e Donald Trump do vijojë të punojë për paqen në Ballkan, pork a nevojë për partner të besueshem.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkruan Grenell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!