Ancelotti: Unë s’kam përgjegjësi, lojtarët të kuptojnë diçka!

schedule23:51 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 23:51 - 1 Dhjetor, 2019

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, është në presion të madh, pasi rezultatet po mungojnë. Edhe sot, Napoli i Ancelotti u mposht me rezultatin 1-2 nga Bologna dhe kjo ndeshje mjaftoi që Don Carlo të shpërthejë kundër lojtarëve të tij:

“Ky moment negativ po zgjat shumë! Mund të ishte e pranueshme më parë, por tani po del jashtë kontrolli. Në këto momente, trajneri merr përgjegjësitë, por nesër duhet të përballem me skuadrën për të kuptuar se çfarë nuk shkon.

Po, e ndjej besimin e skuadrës, ashtu si dhe të bordit drejtues. Nuk dua t’i marr unë të gjitha përgjegjësitë, lojtarët të shohin mirë veten në pasqyrë dhe të kuptojnë pse e veshin fanellën e Napolit”, përfundoi Ançeloti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!