Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm te “Zonja” vitet e fundit dhe ka marrë rolin e një lideri.
Edhe nën urdhrat e Sarrit, Pjanic është një lojtar shumë i rëndësishëm, por sot nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të marrë më shumë se një barazim 2-2 përballë Sassuolos.
Pas ndeshjes, boshnjaku shkroi në Instagramin e tij zyrtar se skuadra nuk do të fshihet pas justifikimeve dhe do të rikthehet te fitoret.
“Nga ne pritet që të fitojmë gjithmonë dhe është e drejtë që të jetë kështu. Është e kotë të fshihemi pas justikimeve. Hapat fals mund të ndodhin, jemi të vetëdijshëm se nuk mund t’i lejojmë vetes shumë të tillë, por nuk e humbim entuziazmin. Nisemi sërish të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, të fitojmë”./abcnews.al