Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për “21 Janarin”/ Avokati Beqiri: Dërgimi në gjyq po vonon nga ngarkesa e SPAK. Ka prova dhe dëshmi të reja

schedule18:30 - 21 Janar, 2025

schedule 18:30 - 21 Janar, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News se për “21 Janarin”, ka prova dhe dëshmi të reja.

“Në fakt, është një çështje që po vonon shumë dërgimi i saj në gjyq. SPAK ka ngarkesë të madhe pune, por nuk e mori me qejf në fillim këtë çështje. U desh vendimi i Strasburgut që të vazhdonin hetimet e çështjet. 21 Janari është nga më të hetuarat. Me kaq prova sa ka 21 Janari, nuk mbetet këmbë njeriu pa u ndëshkuar, janë prova filmike, dëshmitarë okularë. Kemi pohimin e atij që urdhëroi vrasjet e 21 Janarit, unë i vrava thotë, edhe sot këtë gjë bëri, e pranoi. Kanë vajtur edhe një sërë provash të tjera, dëshmitarë okularë. SPAK është futur me forca të shumta. Ai e kupton edhe vetë, me deklarimet e veta, por edhe me veprimet, që zhduku kamerat, serverat, duke bërë alibi me vrasjet nga afër, plan për puç shteti, të gjitha këto, është i bindur që është fajtor.

Nuk i ka mbetur gjë tjetër, që gjoja e bëri këtë për t’i mbrojtur institucionet. Askush nuk u fut brenda institucionit. Berisha nuk mund të shfajësohet kurrën e kurrës. Nuk justifikohet plumbi mbi qytetarin se vajti te gardhi i Kryeministrisë. Këto janë akte kriminale”, theksoi ai./abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!