Gjergj Dollani 40 vjecari shqiptar, një nga të parët që ka përfituar nga llotaria amerikane që në 1994-ën ka zgjehdur të sfidojë hapur politikat anti emigrantë të presidentit amerikan Trump. Në kafenenë e tij në Uashington Dc ai ka vendosur të ofrojë falas kafe për emigrantët që vijnë nga Haiti, El Salvador, Afrika dhe Norvegjia.
Uashington Post i ka bërë jehonë gjestit të 40 vjeçarit shqiptar Gjergj Dollani i cili jeton dhe punon në Uashington DC. Pronar i një kafeneje ai ka vendosur tu ofrojë kafe falas emigrantëve nga Haiti, El Salvador, dhe Afrika; një ditë pasi presidenti amerikan Tramp pyet se pse SHBA duhet të pranoje emigrantë nga vende të tilla fundërrina.
Por Dollani gjithashtu i ofron kafe falas dhe norvegjezëve për të cilët kreu i Shtëpisë së Bardhë ka simpati.
Në intervistën e tij për Uashington Post, Gjergj Dollani shprehet se emigrantët që vijnë në vend i shtohen diversitetit që e bën amerikën të jetë ajo që është. Duke thënë se ai beson tek Amerika, ai sqaron se ka vetëm katër muj që e ka hapur kafenenë me emrin Chocolate caffe.
Dollani tregon se ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë llotarisë amerikane, më pas përfitoi një bursë nga universiteti i Illinois për të studiuar për përgatitjen e llojeve të ndryshme të cokollatës. 40 vjecari ka jetuar për një vit në Francë që të mësonte më shumë rreth biznesit.
Dollani tregon se një nga nënpunësit e tij është nga Honduras dhe ka mbërritur në SHBA në moshën 5 vjeçare, me dy prindërit e tij si emigrantë të paligjshëm.
Sipas Dollanit të paktën një person nga Haiti ka shkuar në kafenenë e tij për të marrë kafenë falas./abcnews.al