Edhe në Pezë të Vogël, pranë kryeqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë dëmtuar dhe ende nuk është përcaktuar nëse janë të banueshme ose jo.
Banorët e Pezës së Vogël, si të gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shteti.
“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Ndihma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Basha.
Banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë./abcnews.al