Nga Superkupa te Kupa e Mbretit. Barcelona nuk ndalet dhe konfirmon formën e shkëlqyer. Pas triumfit kundër Real Madrid, skuadra “blaugrana” bëri një tjetër paraqitje të madhe, duke mundur 5-1 Betis dhe siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e turneut.
Gjithçka e lehtë për të besuarit e Hansi Flik, që gjetën epërsinë me Gavi që në minutën e tretë.
Kunde dyfishoi shifrat në të 27-ën, duke shënuar edhe golin e qetësisë në pjesën e parë.
Në llogaritë e Barcelonës mungojnë edhe dy rrjeta të tjera të anuluara nga sistemi VAR, por kjo nuk e uli aspak entuziazmin e futbollistëve të saj në fushë.
Rafinja trefishoi shifrat në minutën e 58-të, përpara se Ferran Torres të plotësonte “pokerin” e golave.
Nuk mund të mungonte në suksesin e formacionit katalonjas Lamin Jamal.
Talenti dhe njeriu i sezonit për Barcelonën gjeti rrugën e rrjetës, për të siguruar fitoren e skuadës së tij.
Me suksesin në “xhep”, skuadra e Flik i lejoi rivalëve golin e nderit në minutat e fundit.
Nuk zhgënjen as Atletiko Madrid, që gjithashtu i bashkohet favoritëve edhe për Kupën e Mbretit.
Skuadra e Cholo Simeone, që kryeson edhe në La Liga mori biletën për në çerekfinale, pas fitores 4-0 në fushën e Elche. /abcnews.al