Banesa e shkatërruar nga tërmeti, qytetari: Të vijnë ekspertët

schedule11:25 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 11:25 - 1 Dhjetor, 2019

Kjo është banesa e Mentor Menit në lagjen 18 në Durrës, që siç shihet nga pamjet është totalisht e pabanueshme.

Pallati në të cilin banon Meni është dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa ai u shpreh për Abc News se shtetit duhet të ndërhyjë menjëherë.

Gazetari Andi Qosja ishte brenda ambjenteve të banesës së Menit, ndërsa shihet se dëmet janë të konsiderueshme.

Ne qendrojmë nepër kushërinj, ku të mundemi. Shtetit duhet të shikojë ambjentet nga brenda. Dëmi që është bërë është dorë njeriu, unë nuk marr vesh nga ndërtimet. Duhet të vijë një ekspert brenda jo nga jashtë.

Vijnë rreth e qark e shohin. Unë i kam sendet personale brenda akoma. Të na thonë çfarë do bëhet. Të verifikohet nga brenda. Në ‘96 unë kam hyrë në këtë pallat. Të vijnë të shikojnë brenda. Jam i detyruar të iki edhe në punë. Një çati që kishim mbi kokë iku. Të vijë shtetit të vejë dorën”, tha ai.

Sakaq një pjesë e banorëve të këtij pallati janë duke u zhvendosur ndërsa ekspertët ende nuk kanë dhënë një verdikt përfundimtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!