Kush e zëvendëson Janullatosin? Kulla: I njoh kandidaturat. Nazarko: Ja përse e paragjykoj Kryepeshkopin

schedule21:08 - 14 Janar, 2025

schedule 21:08 - 14 Janar, 2025

Në këto momente të vështira për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos, po përflitet gjithnjë dhe më shumë për pasuesin e tij.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ish-kryetari i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla ka thënë se i njeh nga afër kandidaturat që po përfliten dhe më i favorizuari është Johan Pelushi.

Ndërsa, analisti Mentor Nazarko u shpreh se e paragjykon kryepeshkopin Janullatos për veprat në shërbim të greqizmit, për shkollat greke.

Kulla: Nuk bëhesh kollaj peshkop. Është hapur gara për të katërt, por ai që është më i favorizuar është Johani, pastaj Andoni, Asti me këtë djalin tjetër Mamajn janë më të rinj por janë njerëz që kanë përfituar shumë nga Anastasi.

Nazarko: Unë ajo që quaj të rëndësishme, se sa njëri apo tjetri, do t’i shërbente karakterit kombëtar të kishës sonë. Mes emrave, por në fakt këtu është dhe një tjetër kontribut negativ i Janullatosit, mund të ishte dikush që vinte nga diaspora, për shembull nga Kisha Ortodokse e Shqiptarëve në Amerikë, që është kandidaturë eventuale, e mbështetur nga patriarku.

Kulla: Në kohën e Berishës kryeminstër, kur unë lash kultin, marrëveshjet janë votuar në parlament. Pra, ajo që detyrë që ka Janullatosi dhe ata peshkopët, me ligj njihet nga shteti shqiptar. Nuk mund të mos i njohësh ti rolin e tyre me ligj. Çështja është që ne duhet të kuptojmë një gjë, kjo figurë e madhe po ikën dhe ajo që është e rëndësishme është që me ikjen e tij, ai e ka lënë me statut që trashëgimtari i tij dhe pasuesi i tij. Kështu nuk mund ta paragjykojmë.

Nazarko: Unë e paragjykoj për veprat në shërbim të greqizmit, për shkollat greke.

Ajo që më ka shqetësuar mua në të, është fakti që ai duke mos respektuar ndjeshmërinë e shqiptarëve, ka udhëtuar në makinë me presidentin e Greqisë dy ditët e vizitës në ’96./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!