Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:21 - 11 Janar, 2025

schedule 07:21 - 11 Janar, 2025

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Përsa i përket motit; zonat veriore – verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje ku më së shumti do të jenë reshje dëbore;

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -1°C vlera më e ulët deri në 10°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet depërtimi i një mase ajrore më e ftohtë me origjinë verilindore duke sjellë; rënie të temperaturave edhe në republikën e MV; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin vranësira disi më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar reshje dëbore; Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës  duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë polare duke sjellë; vranësirave të dendura dhe reshje shiu e dëbore;

Konkretisht; gadishulli Apenin; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të paraqiten me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore;

Gjithashtu me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica të theksuara do të vijojnë Europa Lindore si edhe Alpet Europiane, ndërsa Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të mbizotërohen nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!