VIDEO | Supergol nga Gjasula, mesfushori kuqezi tremb Leipzigun

schedule17:16 - 30 Nëntor, 2019

schedule 17:16 - 30 Nëntor, 2019

Po luhet takimi mes Paderborn dhe Leipzig dhe kur kanë mbetur vetëm 17 minuta lojë, Klaus Gjasula ka çuar shifrat në 2-3. Mesfushori kuqezi realizoi një gol shumë të bukur për Paderbornin, duke rihapur sfidën.

Në minutën e 73-të, futbollisti shqiptar përfiton nga një pasim nga e majta dhe gjuan menjeherë në hyrje të zonës, duke gjetur trekëndëshin e portës. Ky ishte goli i parë në Bundesligën gjermane për lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit./abcnews.al

Bundesliga

Paderborn – Leipzig  2-3
Gjasula 73’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!