SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, masat janë marrë kundër sektorit energjitik

schedule19:29 - 10 Janar, 2025

schedule 19:29 - 10 Janar, 2025

Administrata Biden ka vendosur sanksione të reja kundër sektorit energjetik të Rusisë, përfshirë industrinë e saj të naftës, me qëllimin për të ndalur financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Këto masa të ashpra, të marra më pak se një javë para se Presidenti Joe Biden të largohet nga detyra, vijnë ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar se është gati të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Zyrtarët e lartë të administratës amerikane thanë se synojnë t’i lënë Kievit dhe administratës Trump që do të vije mundësinë më të fortë për bisedime të mundshme. Ata shpresojnë se administrata e ardhshme do të mbajë dhe zbatojë sanksionet, pavarësisht skepticizmit të mëparshëm nga disa zyrtarë të Trump mbi efektivitetin e masave të tilla.

Sanksionet e reja kundër “burimit më të madh dhe më të rëndësishëm të të ardhurave të Kremlinit” godasin qindra subjekte, përfshirë dy nga kompanitë më të mëdha të naftës të Rusisë: Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

Sanksionet gjithashtu synojnë pothuajse 200 anije transportuese nafte, shumë prej të cilave akuzohen se janë pjesë e flotës së quajtur “flota e errët”, që punon për të shmangur sanksionet, si dhe tregtarët e naftës dhe zyrtarët e energjisë. Ata gjithashtu prekin prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Rusisë.

Megjithatë, çmimet e naftës u rritën shpejt të premten në mëngjes, edhe para shpalljes së sanksioneve, me disa tregtarë që fajësuan thashethemet për sanksionet.

Nafta amerikane u rrit me 4% në rreth 77 dollarë për fuçi. Nafta Brent, referenca botërore, u rrit me 3.7% në rreth 80 dollarë për fuçi. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!