Dele Alli është rikthyer në formën e tij më të mirë në tre ndeshjet e fundit. Talenti anglez po bënte një sezon për t’u harruar nën urdhrat e ish-trajnerit Mauricio Pochettino, por tashmë me Mourinhon në krye, duket i rilindur.
22-vjeçari anglez arriti të shënojë në takimin që po luhet kudër Bournemouth, duke i dhënë avantazhin “Gjelave” të Londrës. Ky gol tregon formën e mirë që po kalon talenti i Tottenham në këto tre ndeshjet e fundit.
Në takimin kundër West Ham në transfertë, Alli ishte krijues i çdo aksioni të rrezikshëm për Tottenham në atë fitore 2-3, ndërsa në Champions League përballë Olympiacos në mesjavë, Alli ishte njeriu i ndeshjes. Edhe sot ndaj Bournemouth, forma e tij e mirë po vazhdon dhe meritë absolute për këtë gjë, ka vetëm Jose Mourinho./abcnews.al