Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin

schedule13:50 - 10 Janar, 2025

schedule 13:50 - 10 Janar, 2025

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet ndaj 3 personave akuzuiar për tentativën e vrasjes ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj në Vlorë, në gusht të vitit 2023.

Leonard Luzi që cilëoshet edhe si organizatori dhe fiunancuesi i atentatit u dënua me 7 vite e 4 muaj heqje lirie, ndërsa bashgkëpunëtori i tij Muharem Koroveshi u dënua me 6 vite e 8 muaj burg. Për Amarildo Nikollin i cili ishte edhe personi që do të realizonte vrasjen, gjykata dha dënimin me 2 vite e 9 muaj burg pasi është edhe personi që bashkëpunoi me prokurorinë për të zbardhur ngjarjen.

Gjatë leximit të vendimit, Leonard Luzi lëshoi akuza dhe kërcënime në drejtim të bashkëpunëtorit të drejtësisë, por edhe prokurores së çështjes. Sipas prokurorisë, Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të jënë përplasjët për lojrat e fatit. Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.

Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!