TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni për ekstradimin në Shqipëri nga Turqia, të shumëkërkuarit të drejtësisë, Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.
I shumëkërkuari mbërriti në aeroportin e Rinasit, teksa pas përfundimit të veprimeve procedurale, po transferohet në burgun 313.
Në video shquhet momenti kur Rexhepi me pranga në duar shoqërohet nga forcat RENEA, të cilat kryejnë shoqërimin e tij nën masa të larta sigurie.
Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi konsiderohet si shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai akuzohet për disa vepra penale, që sipas Policisë janë si vijon: “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”/abcnews.al