La Liga “fal” Vinicius/ Braziliani pezullohet dy ndeshje, por do të luajë në Superkupë

schedule12:27 - 8 Janar, 2025

schedule 12:27 - 8 Janar, 2025

Në fushë dhe jashtë saj, sa herë përmendet emri i Vinicius Junior, polemikat janë të sigurta. Ylli i Real Madrid u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e prapambetur kundër Valencia, të luajtur të premten e shkuar dhe të fituar 2-1 nga skuadra e tij.

Braziliani bëri një gjest anti-sportiv ndaj portierit kundërshtar, qëu shoqërua me shumë kritika. Por polemikat janë ndezur sërish pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në La Liga.
Ai e pezulloi Vinicius Junior me dy ndeshje, dënim që braziliani do ta shlyejë në sfidat e ardhshme të kampionatit spanjoll.

Pikërisht, ky detaj është cilësuar si një skandal nga mediat e Katalonjës, që sigurisht mbështesin Barcelonën. Sipas tyre, La Liga I ka bërë një nder tjetër Realit të Madridit, pasi Vinicius do të zbresë në fushë të enjten në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës kundër Majorka dhe nëse madrilenët kualifikohen do të luajë edhe në finalen e trofeut.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat katalonjase, ky vendim tregon edhe një herë tolerimet që i bëhen skuadrës “los blancos”, ndërsa në raste të tjera si këto përdoret “dorë e hekurt” nga komisionet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!