Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për armëmbajtje pa leje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.