Original 21, grupimi ultras që mbështet skuadrën e AEK, do të ndihmojë shqiptarët. Tifozët e këtij klubi janë solidarizuar me atë që ka ndodhur në vendin tonë pas tërmetit që shkaktoi viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
Njerëzit kanë nevoja jetike, pasi kanë mbetur jashtë dhe duhet të vishen dhe ushqehen. Original 21, përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, kanë përcjellë një mesazh domethënës për tifozët e tyre, që në këto momente duhet të veprojnë.
“Njerëzimi, si një i tërë, po përjeton ditë zie, pasi tërbimi i natyrës goditi Shqipërinë fqinje. Është e qartë se në këto kohë nuk janë të nevojshme fjalët, vetëm veprat. Kështu, Original 21 ofron solidaritetin dhe dorën e saj njerëzore ndaj popullit shqiptar që u prek nga tërmeti.
Të gjitha klubet tona kanë nisur të mbledhin sende dhe pajisje, në mënyrë që ne t’ua lehtësojmë njerëzve tanë atë që po përjetojnë. Kjo veprimtari do e ketë kulmin në ndeshjen tjetër, kundër Panionios (7 dhjetor, ora 18:00), dhe ne i ftojmë të gjithë që të japin kontributin e tyre në tendën që do të jetë e vendosur pranë portës së jashtë, 35-1.
Përparësi kanë veshjet, tendat, dyshekët dhe batanijet. Fugoni i ‘Original 21’ do të niset pas ndeshjes drejt Durrësit, ku do të shpërndahen gjërat thelbësore. Mos harroni: shtëpitë tuaja janë disa kilometra në jug të shtëpive shqiptare që janë goditur nga tërmeti”, shkruan Original 21. /abcnews.al
https://www.facebook.com/111655172206229/photos/a.115544888483924/2636894973015557/?type=3&theater