Pas përballimit të pasojave të para të tërmetit siç është nxjerrja e të mbijetuarëve dhe viktimave nga rrënojat si edhe sistemimi i familjeve me shtëpi të dëmtuara, tani ka nisur një fazë tjetër: Sigurimi se banesat ku do të futen familjet nga zonat e dëmtuara janë të sigurta.
Në lidhje me këtë, USAID ka sjellë në Shqipëri një ekip të posaçëm nga nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles, të cilët do të verifikojnë banesat nëse janë të sigurta për të jetuar.
“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles.
Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”, njofton ambasada e SHBA-ve.
Nga tërmeti i datës 26 nëntor ndërruan jetë 50 persona, ndërsa u lënduan 750 persona, për të mos llogaritur dëmet e mëdha materiale. /abcnews.al