Paniku nga pasgoditjet e tërmetit, çfarë thotë Qendra Sizmiologjike Europiane për ditët në vijim

schedule18:38 - 29 Nëntor, 2019

schedule 18:38 - 29 Nëntor, 2019

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) ka bërë me dije sot se numri i pasgoditjeve që kanë lëkundur Shqipërinë pas tërmetit të fortë 6.4 ballë ka ardhur duke u kufizuar.

Që nga dita e martë, kur ndodhi goditja kryesore, sipas (EMSC) numri i pasgoditje është zvogëluar.

Sic pritej pas një tërmeti numri i pasgoditjeve sa vjen dhe ulet. Ende, lëkundje ndihen në zonën e prekur nga tërmeti. Por aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë” shkruhet në postimet e (EMSC)./abcnews.al