Ditët e këqia i përkasin së shkuarës. Armando Broja duket se po gjen formën e tij më të mirë, ndërsa që tani ka tejkaluar pritshmëritë.
Pas dëmtimit në tendinën e Akilit, më optimistët prisnin rikthimin e tij vetëm në fillim të vitit 2025.
Por sulmuesi dogji kohët e rikuperimit, ndërsa që tani numëron tre ndeshje në Premier Ligë me Everton dhe mund të luajë një tjetër deri në fund të 2024.
Në total, Armando Broja ka pak më shumë se 60 minuta në këmbët e tij, por në tre sfidat që është aktivizuar si zëvendëues statistikat e tij janë të shkëlqyera.
Ai ka fituar 9 duele, 6 në tokë dhe 3 në ajër, ndërsa ka bërë edhe 5 triblime të suksesshme në 6 tentativa gjithsej.
Jo vetëm kaq, pasi ka ndihmuar Everton edhe në mbrojtje me dy spastrime zone dhe një ndërprerje të aksionit kundërshtar.
Këto numra, por edhe impenjimi i Brojës nuk i kanë shpëtuar trajnerit të tij, i cili nuk I kurseu fjalët e mira pas barazimit 1-1 në fushën e Manchester City.
“Forca dhe dëshira që kishte për të vrapuar dhe për të ecur përpara dhe tentativa për ta fituar është shumë e këndshme, që tregon se ka mentalitet”, tha Shon Dajç duke vlerësuar sulmuesin kuqezi.
Tani tekniku i Everton duhet të vendosë nëse do t;I besojë Brojës rolin e titullarit për herë të parë, duke nisur nga sfida e ardhshmë që do të luajë të dielën në shtëpi kundër Nottingham. /abcnews.al

