Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“IdentiTek” njofton qytetarët: Nuk do të ketë aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

schedule14:46 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 14:46 - 27 Dhjetor, 2024

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit.

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetore në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.

Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 – 10:00 të mëngjesit.



Punonjësit e zyrave të IdentiTek më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!