Brescia luan nesër (15:00) derbin kundër Atalantës dhe “Dallëndyshet” e vendit të fundit do të bëjnë maksimumin për t’u rikthyer te fitorja. Kundërshtari është shumë i fortë, por Brescia është “përforcuar” përpara kësaj sfide.
Fabio Grosso ka grumbulluar edhe Mario Balotellin dhe në ekip është rikthyer qetësia. Sulmuesi problematik pati shkëndija me trajnerin përpara ndeshjes me Romën. Grosso e la jashtë sfidës së zhvilluar në kryeqytet, por çdo gjë është sqaruar mes palëve.
Ekipi ku aktivizohet Emanuele Ndoj numëron vetëm 7 pikë pas 12-të javëve të para dhe renditet në vend të fundit në Serie A. Nesër është një ndeshje e rëndësishme për objektivin mbijetesë dhe tifozët, teksa pritet shumë nga Mario Balotelli. /abcnews.al