Policia e Durrës ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin e ndodhur në një lokal në zonën e ish Kënetës. Sipas policisë, 29 vjeçari që ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas konfliktit, ka qenë në gjendje të dehur.
Ai është është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al